Haradinaj uron zëvendëspresidenten e parë shqiptare në Parlamentin Evropian

18 shtator 2019 | 23:42

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka uruar Arba Kokalarin, shqiptaren e parë që u zgjodh zëvendëspresidente e Parlamentit Europian për grupin më të madh parlamentar të Partive Popullore (EPP).

“Nuk ka nder e mburrje më të madhe për Kosovën sesa përjetimi i arritjeve kulmore e meritore të brezit të ri të shqiptarëve në botë. Të priftë e mbara, Arba!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas dy ditësh intervistimi në Hagë nga Gjykata Speciale, ish-zëvendëskomandanti…