Haradinaj: Vendimi i Kurtit për targat, shkurtpamës dhe me pasoja për vendin

29 tetor 2022 | 20:37

Kryetari AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se vendimi i fundit i kryeministrit Albin Kurti për targat, i paharmonizuar dhe i pakonsultuar me aleatët perëndimorë, posaçërisht me SHBA-të, është një vendim shkurtpamës e që mund të jetë edhe me pasoja për vendin.

“Është e papranueshme kur ne u kërkojmë demokracive më të fuqishme të Botës të na ndihmojnë t’i japim fund mosmarrëveshjeve shekullore me Serbinë, dhe pikërisht kur ato janë në kulmin e angazhimit, kryeministri ynë vepron krye në veti e pa koordinim me partnerët strategjik”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Ai ka thënë se buk mund t’u kërkosh vendeve mike ndihmë e të mos i përfillësh këshillat e tyre, aq më tepër kur ato, jo vetëm se të kanë marrë nën mbrojtje, por falë edhe angazhimit të tyre, Kosova sot është e lirë dhe e pavarur.

“Kjo është në kundërshtim edhe me traditën shqiptare. Kryeministri duhet t’i analizojë mirë hapat e tij dhe në këtë fazë jetike për vendin duhet të jetë në harmoni të plotë me Amerikën dhe BE-në. Andaj, i kërkoj ta rishikojë edhe vendimin për targat”.

“Dua të besoj se zhgënjimi i shprehur i partnerëve tanë me këtë vendim të kryeministrit, nuk do të ketë pasoja për marrëdhëniet e shkëlqyera që ka Kosova me ta!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), organizoi mbajtjen e Testit me…