Haradinaj vizitoi Lushtakun e Mustafën para nisjes për Hagë

13 janar 2019 | 11:36

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar dy komandantët e UÇK-së, Sami Lushtakun e Rrustem Mustafën, pak para nisjes për në Hagë ku pritet të merren në pyetje nga Gjykata Speciale.

Në një postim në llogarinë e vet në “Facebook”, Haradinaj ka thënë se lufta e UÇK-së do të dëshmohet gjithnjë se ishte e pastër dhe e shenjtë.

“Sot, kam vizituar dy komandantët e UÇK-së, Sami Lushtakun dhe Rrustem Mustafën. Se lufta jonë çlirimtare ishte e pastër dhe e shenjtë do të dëshmohet fuqishëm gjithnjë e kurdoherë! Së bashku do të dalim faqebardhë edhe në këtë sfidë!”, ka shkruar Haradinaj.

Sot, kam vizituar dy komandantët e UÇK-së, Sami Lushtakun dhe Rrustem Mustafën. Se lufta jonë çlirimtare ishte e pastër…

Gepostet von Ramush Haradinaj am Sonntag, 13. Januar 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku në mëngjesin…