Haradinaj: Zjarrfikësve do t’u bëhet zgjidhje afatgjate

12 korrik 2018 | 17:06

Kryeministri Ramush Haradinaj ka takuar përfaqësuesit e sindikatës dhe zjarrfikësit e Kosovës që kanë protestuar para Qeverisë, me të cilët ka diskutuar rreth zgjidhjes së statusit dhe kërkesave të tyre.

Haradinaj u premtoi se brenda dy javësh kërkesat e zjarrfikësve do të diskutohen në mbledhjen e qeverisë dhe do të ofrohet zgjidhje për këtë sektor mjaftë të rëndësishëm për vendin.

“Qeveria e Kosovës është shtëpia e juaj dhe nga këtu do të gjendet zgjidhja për problemet që i keni, e të cilat datojnë që nga viti 2008”, ka thënë ai.

Meqenëse në Kosovë numri i zjarrfikësve nuk është shumë i madh, kryeministri ka deklaruar se është më lehtë i menaxhueshëm dhe ka kërkuar nga ta mirëkuptim, pasi që Qeveria është në hartim të një koncept dokumenti i cili do të rregullojë në mënyrë afatgjate problemet me të cilat ballafaqohen zjarrfikësit në Kosovë.

Përfaqësuesi i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka, ka numëruar disa nga kërkesat prioritare, si rritja e pagesës për rrezikshmëri në punë, ngritja e koeficientit deri në hyrjen në fuqi të ligjit për paga, kompensimi i ndërrimit të natës dhe i punës jashtë orarit.

Haradinaj ka bërë me dije se Qeveria e drejtuar nga ai është i përkushtuar për ofrimin e një zgjidhje adekuate, afatgjate dhe përmes ligjit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë dorëzuar…