Haradinaj: Zyra ime aplikoi për vizë, ende nuk kam marrë përgjigje

09 janar 2018 | 13:36

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është deklaruar dhe në lidhje me kërkesën për vizë për në ShBA, për të marrë pjesë në Lutjet e mëngjesit.

Ai pas takimit me kreun e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se pret të marrë përgjigjen për të shkuar në vizitë në ShBA.

“Zyra ime ka aplikuar për vizë. Janë disa ngjarje rresht që kam dëshirë për të shkuar në ShBA. Nuk kam marrë përgjigje. Është një ftesë dhe për lutjen e mëngjesit. Kur të ma japin, shkoj”, ka thënë Haradinaj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një udhëtim i anuluar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj…