Haraqija: Ka gjasa të hidhet poshtë aktakuza nga gjyqtari francez në rastin Thaçi
Ish-ministri nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Astrit Haraqija, ka reaguar ditë më parë në “Facebook”, kur u bë publike aktakuza kundër presidentit Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale.
Reagimi i anëtarit të LDK-së u komentua shumë nëpër rrjetet sociale, pasi në shkrimin e tij Haraqija thoshte: “Unë jam Hashim Thaçi”.
“Reagova, sepse u ndjeva keq kur ndodhi aktakuza”, tha Haraqija në Debat Plus në RTV Dukagjini për këtë reagim të tij.
“Mund të bëjmë luftë për ide politike, por si shqiptar kam reaguar sepse jam ndjerë keq”, ka thënë ai.
Haraqija gjithashtu ka thënë se është e kotë të thuhet se nuk po gjykohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës, por vetëm një person.
“Hashim Thaçi identifikohet si kryetar i Kosovës sot. Kryetari i Kosovës po shkon në burg kanë me thanë”.
Madje ish-ministri Haraqija ndër tjera tha se ka shumë gjasa që gjyqtari i rastit të kthej mbrapsht aktakuzen e ngritur ndaj Thaçit e Veselit, dhe ose ta refuzojë apo të kërkojë nga prokurori i rastit që të bëjë plotësim ndryshimin në aktakuzë.



