Hardeni shkëlqen në fitoren e Houstonit ndaj Golden State

07 nëntor 2019 | 14:28

U zhvilluan plot nëntë ndeshje në NBA, por vëmendjen kryesore e kishte përballja në “Toyota Center”, ku Houston Rockets e shkatërroi 129-112 Golden State Warriors. James Harden realizoi plot 36 pikë e 13 asistime.

“Mjekroshi” i famshëm i NBA-s pati gjithashtu ndihmën e PJ Tucker me 11 pikë e 11 “rebound”, që u shtohen edhe 19 pikë e 16 rikuperime të Clint Capelas. Në mungesë të Stephen Curryt, që do të qëndrojë për një kohë të gjatë në infermieri, pas ndërhyrjes në dorë, mori iniciativën në radhët e Warriors Alec Burks, që e mbylli takimin me 28 pikë. “Luftë” e fortë u zhvillua edhe në përballjen mes Dallas Maverick e Orlando Magic, por festa në fund ishte për vendasit, që triumfuan me vetëm një pikë diferencë, 107-106. Vazhdon të magjepse Luka Donqiq, i cili rezultoi më i miri mbi parket me 27 pikë, 7 asistime dhe 7 “rebound”.

Një tjetër ndeshje e madhe ishte ajo mes Los Angeles Clippers dhe Milwaukee Bucks, e zhvilluar  në “Staples Center”, ku spikati me plot 38 pikë, 16  “rebound” e 9 asistime i zakonshmi Giannis Antetokounmpo. Për të zotët e shtëpisë, në mungesë të Kawhi Leonard, shënuan nga 34 pikë secili Montrezi Harrell dhe Lou Williams, por që rezultuan të pamjaftueshme për të shmangur humbjen. Ndërkohë Toronto Raptors, kampionët në fuqi të NBA, mposhtën Sacramento Kings me 24 pikë Kyle Lowry dhe 23 pikë plus 13 “rebound” të Pascal Siakam. /SS/

Rezultatet

Detroit P. – New York K.                   122-102
Indiana P. – Washington W.            121-106
Houston R. – Golden State W.          129-112
Atlanta H.- Chicago B.                       93-113
Toronto R. – Sacramento K.             124-120
Memphis G. – Minnesota T.             137-121
Dallas M. – Orlando M.                     107-106
Utah J. – Philadelphia 76ers            106-104
LA Clippers – Milwaukee B.             124-129

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i Përfaqësues U19, Ramiz Krasniqi, e ka bërë publike…