Harris fton amerikanët në Detroit të qëndrojnë në radhë për të votuar

03 nëntor 2020 | 22:58

Senatorja Kamala Harris ka bërë një ndalesë të befasishme në një prej qendrave të votimit në Detroit të Michigan, zonë që është e banueshme nga njerëzit me ngjyrë.

Ajo u ka kërkuar votuesve që të qëndrojnë në rresht për të hedhur votën e tyre, raporton CNN.

“Inkurajoni njerëzit që të rrinë në rresht. E di se ndoshta po u kërkojmë shumë, por mendoni se çfarë po duam nga vetja, çfarë po duam për fëmijët tanë, familjet tona dhe për komunitetin në katër vjetët e ardhshme dhe për gjeneratat e ardhshme”, ka thënë ajo.

E nominuara për zëvendëspresidente të SHBA-së ka theksuar se votat nga Michigan mund të jenë përcaktuese se kush do të jetë president i ardhshëm i Amerikës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi e ka shijuar fitoren e parë në këtë…