Harroi ku e kishte parkuar veturën, prizrenasi e raporton si të vjedhur

26 shkurt 2024 | 16:21

Një burrë në Prizren ka raportuar se vetura e tij është vjedhur nga persona të panjohur.

Por, automjeti është gjetur i parkuar dhe ka rezultuar se ankuesi ka ngatërruar vendin e parkimit.

Automjeti pas përfundimit të procedurave është kthyer te pronari.

“Stacioni policor Prizren me datën 24.02.2024 ka pranuar ankesë nga ankuesi F.A. (viti i lindjes 1988, mashkull kosovar shqiptar) se me datën 23.02.2024 nga persona të panjohur i është vjedhur automjeti të cilin e kishte në shfrytëzim dhe e kishte të parkuar në rrugën ‘Ali Dida’ në qytetin e Prizrenit.  Njësiti i hetimeve në konsultim me Prokurorin e shtetit kanë iniciuar rast ‘Vjedhje e rëndë’ dhe kanë filluar hetimet. Me datën 26.02.2024 automjeti në fjalë është gjetur i parkuar në rrugën ‘Sylejman Rrotalla’ në qytetin e Prizrenit dhe nga hetimet është vërtetuar se ankuesi i lartcekur ka ngatërruar (harruar) vend parkimin e automjetit në fjalë”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në seancën e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë,…