Harry dhe Meghan fillojnë zyrtarisht jetën e re jashtë familjes mbretërore

01 prill 12:49

Prnci Harry dhe Meghan Markle, zyrtarisht kanë dalë nga jeta mbretërore.

Pas muajve të planifikimit dhe bisedimeve, Princi Harry dhe Meghan Markle po fillojnë sot tranzicionin e tyre në jetën jashtë familjes mbretërore, shkruan Observer.

Duka dhe Dukesha e Sussext filluan t’i japin sinjalet e fundit për largimin nga familja mbretërore, dje përmes një postimi të fundit në llogarinë e tyre në Instargram “SussexRoyal”.

Princi Harry dhe Meghan shkruan se mezi presin të ‘rilidhen’ së shpejti, mbase me një llogari të re.

Duke filluar nga sot, ata nuk punojnë më për familjen mbretërore, kështu që ata nuk mund të përdorin “markën” mbretërore në ndonjë prej marketingut të tyre personal, dhe as nuk mund t’i përdorin titujt e tyre mbretëror.

Për më tepër, ata nuk mund të përfaqësojnë Mbretëreshën Elizabeth në ndonjë kapacitet zyrtar.

Buckingham Palace nuk do të komentojë më në pyetjet e mediave në lidhje me Princin Harry dhe Meghan.

Përkundrazi, komunikimet e Sussexes tani trajtohen nga Sunshine Sachs me bazë në SH.B.A. dhe James Holt me ​​bazë në Britani të Madhe.

Princi Harry dhe Meghan bënë një veprim të madh përpara periudhës zyrtare të tranzicionit, pasi u zhvendosën nga ishulli Vancouver në Los Angeles.

Ka pasur thashetheme se ata do të shkojnë në Kaliforni pas disa muajsh, por pandemia koronavirus raportohet se shtyu Princin Harry dhe Meghan të çonin Archie në L.A. më herët se sa ishte planifikuar.

Donald Trump ditë më parë njoftoi se SHBA nuk do t’ua paguajë sigurimet e Harryt dhe Meghan.

Ata tashnë kanë filluar ta planifikojnë të ardhmen e tyre, pasi filluan edhe punësimet në stafin e tyre./lajminet/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, është…