Veseli: Në kohë të pandemisë të flitet për zgjedhje të jashtëzakonshme është hipokrizi

01 prill 2020 | 12:35

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, është deklaruar pas takimit që ka zhvilluar sot me presidentin Hashim Thaçi.

Veseli ka thënë se me Thaçin ka biseduar rreth hapave të mëtejshëm për formimin e qeverisë. Ai e quajti hipokrizi kërkesën për zgjedhje të jashtëzakonshme, derisa Kosova përballet me koronavirusin.

“PDK kërkon të respektohet Kushtetuta dhe vullneti i qytetarëve”.

“Vullneti i sovranit është më legjitimi, por kur gjendemi në kohë të pandemisë, e derisa as OBSH nuk e di se deri kur mund të zgjas kjo, është hipokrizi të flitet për zgjedhje të jashtëzakonshme”.

“Ne do të jemi si opozitë dhe do ta respektojmë Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka thënë Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori Idris Elba zbulon se ai dhe gruaja e tij…