Hasan Hyseni, ‘ylli i javës’ në BKT Superligë

14 mars 2022 | 12:43

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, pas çdo xhiroje ndajnë çmimin “ylli i javës” për lojtarin më të mirë.

Ky çmim për xhiron e 25-të në BKT Superligë i ka takuar futbollistit të KF Malisheva, Hasan Hyseni. Mesfushori i majtë 24-vjeçar në radhët e KF Malisheva realizoi një supergol në fitoren tejet të rëndësishme që skuadra e tij e arriti si mysafire ndaj Drenicës, me shifrat 3-2.

Ai realizoi golin e dytë të skuadrës së tij në minutat e fundit të pjesës së parë, me një gjuajtje të fortë nga një distancë e largët, teksa u dallua edhe për kreativitetin e tij gjatë tërë ndeshjes, ndonëse fusha e lojës ishte e rënduar për shkak të reshjeve. Pas kësaj fitoreje FC Malisheva e stabilizoi pozitën e saj në elitë me 32 pikë, aq sa kanë edhe Drenica e Prishtina.

Çmimin “ylli i javës” për futbollistin e KF Malisheva, Hasan Hyseni e ndau Bekim Kilaj, senior specialist në BKT.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë ish-zëvëndëskancelari i Austrisë, Erhard Busek. Nënkryetari i…