“Hasan Prishtina”, probleme me pronën e vet

21 qershor 2018 | 19:54

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, sipas profesorit të këtij universiteti, Përparim Ameti, ndoshta është i vetmi vend në botë që nuk është titullar i pronës ku i ka objektet.

Sipas tij, kjo i shkakton telashe për çdo rindërtim, ndërtim apo për ruajtje të truallit. “Në politikë UP-ja ka pasur dhe ka shumë persona që i ka nxjerrë nga gjiri i vet, po asnjëri prej tyre deri më tash nuk ndihmoi të zgjidhet çështja e pronave të tij.

Edhe Kisha që është e ndërtuar në kompleksin e UP-së është problem të kundërshtohet nga UP-ja, pasi ky universitet nuk është pronar i asaj toke”, ka shkruar profesor Ameti në llogarinë e vet, në rrjetin social “Facebook”, duke u bërë thirrje liderëve të politikës, të të gjitha partive, ta ndihmojnë UP-në që të bëhet pronare e tokave aty ku i ka objektet.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak ditë para takimit në Bruksel me homologun e tij,…