Hasani: Kosova ka krijuar stabilitet në rajon

16 shkurt 2020 | 22:36

Me rastin e 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Republikës së Kosovës në Shqipëri ka organizuar një pritje javën e kaluar.

Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Nait Hasani, në emër të Ambasdës së Kosovës në Tiranë u ka uruar të gjithë qytetarëve të Kosovës kudo që janë 17 Shkurtin Ditën e Pavarësisë së Kosovës!.

Fjalimi i ambasadorit Hasani për nder të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në Tiranë:

I nderuari President i Republikës së Shqipërisë sh. juaj z. Ilir Meta,

I nderuari Kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë z.Gramoz Ruçi,

I nderuari kryeministër i Republikës së Shqipërisë z.Edi Rama,

Të nderuar Deputetë ministra të Republikës së Shqipërisë,

E nderuara ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës zonja Yuri Kim.

 

I nderuari ambasador i Bashkimit Evropian z Luigji Soreka,

Të nderuar kori diplomatikë,

Të nderuar ambasador të akredituar në Republikën e Shqipërisë,

Të nderuar ish President të Republikës së Shqipërisë z.Berisha, z.Mejdani, z,Mojsiu, z.Nishani dhe z.Topi,

Të nderuar kryetarë e anëtarë të partive politike të Republikës së Shqipërisë,

Të nderuar kryetar e përfaqësues të Bashkësive Fetare të Republikës së Shqipërisë ,

Të nderuar të pranishëm, që sot keni ardhur të festojmë së bashku 12 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nën hymnin shtetëror të Republikës së Kosovës dhe Hymnin kombëtar, ne sot festojmë 12 vjet shtet, jem të rijnë si shtet, por bashkërisht po e ndërtojmë shtetit tonë, Kosovën.

Pavarësia e shtetit të Kosovës është rezultat i luftërave shekullore të popullit Shqiptarë për liri, gjenerate pas gjenerate e brez pas brezi.

Me krijimin e shteteve të pavarura pas shpërbërjes së ish Jugosllavisë komuniste dhe shpërthimin e luftërave të përgjakshme në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë, Shqiptarët në Kosovë kërkuan pavarësi nga Serbia me mjete demokratike të udhëhequr nga presidenti Rugova.

Kjo u injorua nga Serbia dhe faktori ndërkombëtar politik i asaj kohe.

Për të mbrojtur popullin Shqiptarë në Kosovë nga agresioni Serb i regjimit të Millosheviqit, në Kosovë u formua Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Vrasja e Familjes Jashari dhe e komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz të Drenicës, treguan se pavarësia e Kosovës nga Serbia mund të arrihet vetëm me lufte të armatosur. Kjo rezistencë e popullit Shqiptar në Kosove u mbështet nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia, Turqia dhe shtete te tjera demokratike.

Krimet ndaj civilëve Shqiptarë nga ushtria e policia Serbe në Kosovë e detyruan Aleancën Veri Atlantike NATO-n, të bombardoj Serbinë për 77 dite dhe së bashku me Ushtrinë Çlirimtare te Kosovës e çliruan Kosovën, por kjo do te ishte e pa mundur pa mbështetjen e Shqipërisë shtetit tonë amë.

12 vjet me parë u shpalle Pavarësia e Kosovës me 17 shkurt 2008, me miqtë e Kosovës SHBA dhe shtetet e Bashkimit Evropian, Turqinë dhe shtete te tjera.

Prandaj populli i Kosovës përjetësisht ju është falënderues.

Në këto 12 vite Kosova shtet, Kosova ka krijuar stabilitet në rajon.

Ka miratuar ligje me standarde evropiane, ka ndërtuar infrastrukture rrugore e arsimore, së bashku me institucionin e EULEX-it ka vendosur sundimin e ligjit, ka formuar Forcat e Armatosura te Kosovës, të cilat janë në mbrojtje e siguri, pa dalim etnie a religjioni, në shërbim të qytetarëve të Kosovës, ka zgjedhe mosmarrëveshjet me fqinjët, ka miratuar Demarkacionin me Maqedoninë e Veriut dhe me Malin e Zi.

Me Serbinë, Kosova është në proces të dialogut me mbështetje te BE-se dhe SHBA-s, janë nënshkruar mbi 40 marrëveshje me lehtësira për qytetaret e dy vendeve, që fatkeqësisht Serbia asnjë nuk e ka zbatuar.

Përkundrazi, ajo ka krijuar lista për ndjekje në Interpol, me akuza të rrejshme, ndal e arreston, maltreton qytetarët shqiptare që kalojnë nëpër Serbi.

Presidenti Serbe Vuçiç, pas 21 vitesh, Masakrën e Reçakut e quan inskenim, kjo politikë e Serbisë nuk i shërben paqes në rajon.

Serbia duhet të kërkoj falje për krimet e gjenocidin kundër shqiptarëve për njëqind vjet në Kosovë dhe si shtete partnere te ndërtojmë paqen e prosperitetin e popujve në Ballkanin perëndimor.

Qytetaret e Kosovës janë të izoluar sot, ne geto, nuk kanë liberalizim të vizave, nuk kanë të drejt të lëvizin te lire, nuk janë të barabarte si gjithë qytetarët e Evropës. Të gjitha kriteret evropiane Kosova i ka përmbushur, këtë e ka deklaruar dhe komisionari i atëhershëm i BE Johanes Han në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Kosova do të jetë partner i fuqishëm politikë i paqes në Ballkanin perëndimor. Prandaj paqja në Ballkanin perëndimor do të vendoset vetëm atëherë, kur shqiptarët dhe Kosova do të jenë në tavolinën e bisedimeve si partner i paqes ballkanike.

Kosova respekton të drejtat e njeriut, kulturat etnike e gjuhësore, ekonomin e tregut, lëvizjen e lirë të njerëzve dhe kapitalit.

Të nderuar ambasador, miq të Kosovës, po kërkojë mbështetjen tuaj, që në Samitin e Zagrebit, i cili do të mbahet në qershor, Kosova e qytetarët e saj të fitojnë liberalizimin e Vizave shengen.

Falënderojmë Shtetet e Bashkuara te Amerikës, Bashkimin Evropian dhe të gjithë shtetet mike për mbështetjen e pakursyer të dhëne Kosovës, të cilat kanë krijuar vlera demokratike, politike, kulturore, ekonomike e njerëzore.

Zoti e bekoftë Kosovën, zoti e bekoftë popullin Shqiptar, zoti e bekoftë Amerikën !

Ju faleminderit te gjithëve !

Gëzuar 12 vite Shtet, Kosovë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ikona e muzikës, Elton John është detyruar të anulojë një…