Hasani: Kurti të merret edhe me 200 zyrtarët serbë që marrin paga pa shkuar në punë

19 shkurt 2020 | 23:22

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, njëherësh anëtar i Kryesisë së AAK-së, Bajram Hasani, ka thënë se mbi 200 zyrtarë serbë marrin paga nga buxheti i Kosovës pa shkuar asnjë ditë në punë.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se këta zyrtarë janë të angazhuar në të gjitha ministritë e qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Kryeministri Albin Kurti duhet të merret edhe me këta zyrtarë që i kushtojnë shumë buxhetit të Kosovës. Qeveria duhet të shohë pse këta zyrtarë nuk shkojnë në punë, ose t’i bind që të vijojnë punën rregullisht ose të shkarkohen”, ka shkruar ish-ministri Hasani.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atalanta ka bërë një hap tejet të madh në përpjekje…