Hasani priti drejtuesit e organizatës ‘Handicap Students of Kosova’

07 nëntor 2019 | 12:11

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka pritur drejtuesit e organizatës “Handicap Students of Kosova”, Leonor Berisha, drejtor ekzekutiv, Edosina Deliu, zëvendësdrejtoreshë dhe Gentrit Zeqiri, koordinator.

Hasani, duke i përgëzuar për punën që po bën kjo organizatë, shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar në aktivitete të përbashkëta sportive. Drejtuesit e kësaj organizate falënderuan kryetarin Hasani për pritjen dhe përkrahjen e ofruar. Gjatë bashkëbisedimit u konstatua se duhet të bëhet më shumë për përshtatjen e infrastrukturës sportive në palestra për personat me aftësi të kufizuara.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate (PSD) në zgjedhjet e 6 tetorit ka garuar…