Hasani: Serbët duan të dalin nga dialogu me autonomi territoriale

03 qershor 2018 | 12:14

Ridefinimi i raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që pritet të dalë si rezultat i përfundimit të dialogut në Bruksel, nuk do të kalojë pa kompromise nga të dyja palët, thotë Enver Hasani, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare.

Ai në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë” ka thënë se pret përplasje të palëve gjatë fazës së fundit të dialogut në Bruksel, ndërkohë që sipas tij, pala serbe është treguar deri më tash më kohezive se sa pala e Kosovës, tek e cila vazhdojnë polemikat se kush duhet ta drejtojë ekipin në bisedime.

“Ajo çka kërkojnë serbët me Asociacion është, si të thuash, të i krijosh një shtrat politiko – territorial planit të Ahtisarit sa i përket të drejtave të komuniteteve. Do të thotë, Plani i Ahtisarit i ka pasur të gjitha, vetëm jo këtë që e thotë se Asociacioni është shtrati territorial. Të drejtat që janë sot në kapitullin e tretë të Kushtetutës, për ato të drejta po përpiqen që t’u krijojnë në shtrat territorial, brenda të cilit ai Asociacioni, ato ingerenca nga e drejta publike, do t’i realizonte”, ka thënë Hasani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi, e ka fituar titullin e…