Hasani: Vazhdojnë aderimet në Nismën Socialdemokrate

27 maj 2018 | 20:00

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, dega në Gjilan, i cili është dhe Ministër i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Bajram Hasani,  ka thënë se po angazhohen në maksimum që të krijojnë kushte që kushdo që bëhet pjesë e Nismës Socialdemokrate në Gjilan të mos e gjejë të mbyllur rrugën e anëtarësimit.

Sipas tij, vetëm muajt e fundit në Nismën Socialdemokrate në Gjilan kanë aderuar qindra vetë.

Postimi i plotë i Hasanit në profilin e vet në “Facebook”:

Po angazhohemi me të gjitha forcat në dispozicion që të krijojmë kushtet që kushdo që do të bëhet pjesë e Nisma Socialdemokrate në Gjilan, të mos e gjejë të mbyllur rrugën e anëtarësimit.
Vetëm muajt e fundit keni qenë dëshmitarë të qindra aderimeve në partinë tonë.
Duke u angazhuar që zëri i secilit të dëgjohet po vazhdojmë shtrirjen e nëndegëve nëpër çdo lagje e fshat të qytetit.
Sot kemi themeluar nëndegën në lagjen “Dardania I”. Kryetar i kësaj nëndege u zgjodh Sherif Fejzullahu.

Punë të mbarë e suksese!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Maturantët në Kosovë prej nesër (e hënë) do t’i nënshtrohen…