Hashani: Pas Dakut, Jashari është futbollisti më në formë në Kosovë

19 tetor 2020 | 16:00

Trajneri dhe analisti i mirënjohur i futbollit kosovar, Erdin Hashani, e ka vlerësuar në maksimum futbollistin e Trepçës ’89, Muharrem Jasharin.

Hashani ka deklaruar se pas sulmuesit të Ballkanit, Mirlind Dakut, Jashari është lojtari më në formë në Superligë në këtë edicion.

“Pas Mirlind Dakut, Muharrem Jashari është lojtari më në formë në Superligë në këto gjashtë xhirot e para. Është i vetmi mesfushor që i fut topat vertikal që te ne mungojnë. Më gazon fakti që është produkt i futbollit kosovar”, ka thënë Erdin Hashani për KTV.

Jashari është një ndër lojtarët më cilësor në Kosovë. Ai ishte shumë pranë transferimit tek Prishtina në afatin e fundit kalimtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka nderuar me…