Hashim Thaçi ndodhet në Kosovë

29 maj 2023 | 15:20

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi që nga ora 12:30 ka ardhur sot në Kosovë. Bëhet e ditur se arsyeja e ardhjes së Thaçit në Kosovë është për të vizituar nënën e tij, e cila ditë më parë kishte disa probleme shëndetësorë.

Burimet e “Epoka e re” bëjnë me dije se forca të shumta të sigurisë janë parë në Burojë, ku ish-presidentit Thaçi i është lejuar t’i takojë vetëm prindërit e tij dhe askënd tjetër prej anëtarëve të tjerë të familjes.

Kjo është ardhja e parë e Thaçit në Kosovë, pas ngritjes së aktakuzës në nëntor të vitit 2020. Nuk ka informacione se sa ditë do të qëndroj ish-presidenti te familja e tij.

Procesi gjyqësor në rastin e Thaçit dhe krerëve tjerë të UÇK-së ka nisur pak muaj më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesit e Listës Serbe, Igor Simiq dhe Dragisha Milloviq, ka…