Haskuka dhe Ahmeti në Prizren së bashku

06 shkurt 2018 | 20:26

Kryetar i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka pritur sot në takim kryetarin e Prishtinës dhe bashkëpartiakun e tij Shpend Ahmetin, së bashku me ish-nënkryetarin, Dardan Sejdiun.

Gjatë këtij takimi u diskutua për shkëmbimin e përvojave në mes komunës së Prizrenit dhe të Prishtinës.

Postimi i plotë:

Gjatë ditës pata një vizitë të veçantë nga miku dhe kolegu im, kryetari i Prishtinës, z. Shpend Ahmeti, si dhe ish nënkryetari dhe deputeti Dardan Sejdiu.

Biseduam për përvojat e tij me qeverisjen e Komunës së Prishtinës, si dhe mënyrat se si të përmirësohet funksionimi i administratës së Komunës sonë.

Shpendi më premtoi që do të asistojë nëpërmjet drejtorëve përkatës të tij për rifunksionalizimin e aparateve për dhënjen e dokumenteve, sistem i cili do të lehtësojë marrjen e dokumenteve nga ana e qytetarëve.

E falenderova Shpendin për ndihmen e gjerëtanishme nga komuna e Prishtinës.
Për çka janë dostat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova ka…