Haskuka, i tronditur nga vrasja e 15-vjeçarit në Prizren

18 janar 2021 | 17:10

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, është shprehur i tronditur pas vrasjes se një 15- vjeçari në Prizren.

“Tronditës lajmi për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur sot, me ç’rast ka humbur jetën një 15-vjeçar si pasojë e plagëve të marrura”, ka shkruar Haskuka në llogarinë e vet në “Facebook”.

Haskuka ka shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerit, derisa është lutur që ngjarje të tilla të mos përsëriten.

“Në emër të gjithë qytetarëve të Komunës së Prizrenit shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së të ndjerit. Me shpresë që ngjarjet e tilla të mos ndodhin kurrë më”, ka shkruar Haskuka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për president nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),…