Haskuka merr mbështetjen e shefit të BE-së për projekte zhvillimore

20 tetor 2020 | 20:28

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka pritur të martën në takim zyrtar shefin e ri të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë/Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, ambasadorin Tomas Szunyog.

Bëhet me dije se gjatë këtij takimi u diskutuan tema të ndryshme, në fokus për projektet në arsim, shëndetësi, turizëm e zhvillim ekonomik, si dhe hapat që ka ndërmarrë Komuna për uljen e pasojave të shkaktuara nga pandemia.

“Duke e shprehur mirënjohjen ndaj ambasadorit Szunyog, kryetari Haskuka deklaroi se ndihet i gëzuar për përshtypjet që ka ambasadori për Prizrenin, imazhin e qytetit, historinë, traditën, kulturën e multi-etnicitetin”.

“Ndërsa ambasadori Szunyog, duke theksuar se kjo është vizita e parë zyrtare, por jo e fundit në Komunën e Prizrenit, shprehu mbështetjen e mëtejmë të BE-së për projekte dhe aktivitete të ndryshme zhvillimore”.

“Pas mbajtjes së takimit, ambasadori Szunyog, i shoqëruar nga kryetari Haskuka, vizitoi qendrën historike të qytetit, monumentet e trashëgimisë kulturore dhe fetare, si dhe zhvilluan një takim të përbashkët me komunitetin e biznesit në Prizren”, bëhet me dije në komunikatën për media të zyrës së informimit të Komunës së Prizrenit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe deputet i…