Hoxhaj: Hapja e zyrës së Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë në Serbi, shqetësuese

20 tetor 2020 | 20:17

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe deputet i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka parë si shenjë shqetësuese lajmin se Rusia do ta hapë zyrën e Ministrisë së Mbrojtjes në Serbi.

Hoxhaj ka reaguar në llogarinë e tij në “Twitter”, duke thënë se “kjo gjë paraqet sfidë për fqinjtë dhe orientimin atlantik e më gjerë”.

“Njoftimi nga qeveria ruse për të hapur një zyrë të Ministrisë së tyre të Mbrojtjes në Serbi është një shenjë shqetësuese e pranisë ushtarake gjithnjë e më të afërt të Rusisë në Serbi, duke paraqitur kështu një sfidë për fqinjin dhe orientimin euro-atlantik të rajonit më të gjerë”, ka shkruar nënkryetari i PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha e ka quajtur…