Kryetari i Fushë-Kosovës për hyrjen me pagesë në Prishtinë, një dëshirë e parealizushme

20 tetor 2020 | 20:12

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha e ka quajtur një dëshirë të parealizueshme paralajmërimin e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, që qytetarët e komunave të tjera që duan të hyjnë me veturë në kryeqytet duhet të paguajnë taksë, e cila mendohet të jetë 10 euro.

Berisha në një deklaratë për “Telegrafin”, ka thënë se Prishtina nuk ka kapacitete ta bëjë një gjë të tillë.

“Ne nuk jemi fare të preokupuar për ketë temë, pasi kjo është një çështje që nuk mund të realizohet hiq. Pra, është një dëshirë e parealizueshme. Për këtë duhet kohë dhe studime, kështu që Prishtina nuk ka kapacitete që të bëjë një gjë të tillë. Nuk është vetëm Fushë Kosova por janë edhe katër hyrje tjera për të hyrë në Prishtinë”, u shpreh ai.

Berisha pohoi se çdo mbyllje e Prishtinës do të jetë fitore e Fushë Kosovës.

“Kjo vetëm e ka trazuar opinion publik dhe asgjë më shumë, përndryshe Komuna e Prishtinës që nga paslufta është mësuar të mbyllet dhe ne si Fushë Kosovë jemi hapur dhe kemi pasur dobi, për këtë temë mund të them se çdo mbyllje e Prishtinës do të jetë një fitore e Fushë-Kosovës”, deklaroi ai.

Ndryshe, ditë më parë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka deklaruar se përveç parkingut me pagesë, janë duke shqyrtuar edhe mundësinë e taksës për lëvizje me makinë në qendër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Mbrojtjes e Serbisë njoftoi se ka nisur procedurën…