Ministria ruse e Mbrojtjes hap zyrë në Serbi

20 tetor 2020 | 20:06

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë njoftoi se ka nisur procedurën për hapjen e zyrës përfaqësuese të Ministrisë ruse të Mbrojtjes, në përputhje me një marrëveshje midis Qeverisë së Serbisë dhe Qeverisë së Rusisë.

“Qëllimi i krijimit të zyrës përfaqësuese të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë është të ofrojë mbështetje dhe zgjidhje më të shpejtë të çështjeve, që lidhen me ndihmën ushtarake-teknike, bashkëpunimin ushtarak dhe ushtarako-teknik, në përputhje me marrëveshjen e Qeverisë së Serbisë dhe Qeverisë së Rusisë për bashkëpunimin ushtarako-teknik”, thuhet në njoftim.

Aty po ashtu theksohet se marrëveshja është nënshkruar në bazë të një pajtimi midis presidentëve të Serbisë dhe Rusisë, Aleksandar Vuçiq dhe Vladimir Putin.

Më herët, agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar se Rusia e ka autorizuar Ministrinë e saj të Mbrojtjes të hapë zyrën e saj në Serbi, në bazë të një dokumenti të Qeverisë në Moskë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në takim me…