Haskuka nënshkroi kontratën e një poçi elektrik të 50 vatëve për 300 euro

28 tetor 2021 | 08:55

Kandidati i PDK’së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka akuzuar Mytaher Haskukën e VV’së për keqmenaxhim me këtë komunë. Tha se një poç elektrik 50 vat u ble me 300 euro.

“Po e përmend një çështje shumë serioze e që është menaxhimi jo adekuat. Keqmenaxhimi i financave publike. Kemi pasur diku afër 30 milionë euro suficit buxhetor për katër vjet”, tha Totaj në emisionin “DPT te Fidani”.

“Në kontekst të kësaj një rast po ua tregoj si më specifik. E pashë një kontratë para disa ditësh. Në atë kontratë vërehet se çmimi i një poçi elektrik 50 vat ka qenë 300 euro”, shtoi ai.

“Unë e kam kontratën dhe rastin tjetër kur të vij te ju do ta marrë me veti dhe do ta shihini. Është një skandal i llojit të veçantë”, tha Totaj.

“Këtë kontratë e ka nënshkruar Haskuka para se ta nënshkruante menaxheri i prokurimit që po ashtu nuk është në harmoni me procedurat standarde”, theksoi Totaj.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ’së në balotazh do të garojnë Mytaher Haskuka dhe Shaqir Totaj. Haskuka mori 40,43% të votave derisa Totaj 31,10%.

Emisionin e plotë e keni KËTU.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skënder Durmishi ka marrë detyrën e ambasadorit të Republikës së…