Haskuka shpërndan pako ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë

01 tetor 2020 | 15:53

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Islam Thaqi, kanë vazhduar shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë.

Haskuka ka bërë me dije se gjatë kohës së pandemisë, kanë pranuar gjithsej 4 000 kërkesa, ku në fazën e parë kanë shpërndarë rreth 1 750 pako për familjet në nevojë.

“Ndërkaq në fazën e dytë vazhduam me shpërndarjen e 2 666 pakove, ku në total kemi mbështetur me pako emergjente mbi 5 000 familje. Në të njëjtën kohë, me qëllim të mbështetjes së ekonomisë vendore, jemi munduar që produktet e pakove ushqimore dhe higjienike të përbëhen nga prodhimet vendore”, ka thënë kryetari Haskuka.

Ai ka falënderuar gjithë donatorët vendorë dhe ndërkombëtarë për mbështetjen e ofruar gjatë kësaj periudhe. “Jemi të vendosur të qëndrojmë afër secilës familje të prekur nga pandemia. Bashkë, me solidaritet e humanizëm kalojmë me sukses çdo sfidë para nesh”, ka thënë Haskuka.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pjesa e parë e ndeshjes mes Drenicës dhe Gjilanit përfundoi…