Haxhi Krasnqi: Fitimi i titullit, fillim drejt sukseseve të tjera

15 tetor 2020 | 12:33

Boksieri i njohur shqiptar Haxhi Krasniqi, i cili ka fituar titullin e përkohshëm të botës në versionin ËBA, në kategorinë gjysmë të rëndë, ka thënë se e ka realizuar një ëndërr të kamotshme.

Në një konferencë për medie në Prishtinë, ai ka deklaruar se fitorja që ia mundësuar titullin e botës është vetëm fillimi drejt sukseseve të tjera.

Ai ka bërë me dije se titulli që ka fituar iu përket gjithë shqiptarëve.

“Një fitore e përbashkët, dhe e di se çdonjëri prej tyre i është gëzuar këtij suksesi sikur të isha një njeri i familjes së tyre. Është krenaria më e madhe në jetën time dhe çmimi më i madh kur trojet shqiptare e kam nderuar me këtë titull të botës. Është çmimi më i madh dhe ëndrra më e madhe në jetën time. Falënderoj secilin prej shqiptarëve për mbështetjen”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se ka qenë një rrugë e vështirë.

“Ka qenë vështirësi e madhe, jam integruar atje dhe boksoj për Gjermaninë, sigurisht se duhet të punosh dhjetë herë më tepër për ta mposhtur një gjerman, kam pas shumë të vështirë të depërtoj. Edhe zhgënjimet janë pjesë e suksesit. Ka qenë ëndërr e imja që këtë ditë ta realizojë. Mediet atje sigurisht e kanë pa favorit dhe kanë dashur që Boesel të jetë fitues. Ky sukses ka vonuar 15 vjet dhe pas këtij suksesi edhe mediat gjermane ka qenë prekëse dhe ato i kemi kthyer në anën tonë dhe kanë pas shumë sukses. Ky grusht është grusht i 15 vjetëve, gjithë vuajtjet e këtyre viteve kanë qenë në atë grusht”, është shprehur ai.

Të shtunën mbrëma, më 10 tetor, në Magdeburg të Gjermanisë, Haxhi Krasniqi ka nokautuar  Dominic Boeselin në raundin e tretë dhe fitoi titullin e përkohshëm të botës në versionin WBA, në kategorinë gjysmë të rëndë.

Po ashtu, ai ka fituar  titullin e botës në versionin IBO, që nuk është në mesin e katër versioneve të forta të boksit profesionist, por vjen menjëherë pas tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Juventusit ka zhvilluar mbledhjen e aksinerëve. Klubi bardhezi…