Haxhi Shala e bën formacionin e politikanëve, LV-në dhe Kurtin i lë në tribuna

16 dhjetor 2022 | 12:21

Politikani kosovar, Haxhi Shala është i ftuar sonte në emisionin “Favorit” në Televizionin T7.

Atij iu dha një detyrë për ta bërë një formacion me politikanët kosovarë.

“Në portë Glauku se është i gjatë, shumë shkurt e ka edhe në VV. Avdullah Hoti, Besnik Tahiri e Ferat Shala në mbrojtje. E kam shti Elmi Reçicën në krahun e majtë të mbrojtjes, vyen një njeri i SHIK-ut. Në qendër të mesfushës e kam lënë Ramushin. Në njërën anë Fatmirin, në tjetrën Kadrinë në mesfushë. Qendër sulmues e kam lënë Hashim Thaçin. Në njërën anë ia kam lënë Hajredin Kuçin, e në anën tjetër Xhavit Halitin. Kapiten po e lëmë Hashim Thaçin”, e zbuloi formacionin Shala.

Ai tha se Vetëvendosjen dhe Listën Guxo i ka lënë në tribuna, pas siç tha ai janë ende të ri.

“VV dhe Guxo i kam lënë në tribuna, pasi janë shumë të ri. Albin Kurti ende ai ka kohë me ardh me hi në fushë”, ka treguar Shala.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arta Mustafa, mbesa e Salih Mustafës, ish-komandantit të UÇK-së që…