Haxhijaj prezantohet te KF Onix

09 janar 2022 | 16:29

Klubi futbollistik, KF Onix ka arritur marrëveshje me portierin e njohur, Visar Haxhijaj. Lajmi u bë i ditur nga vet faqja zyrtare e klubit në “Facebook”.

Haxhijaj u prezantua në ambientet e klubit nga Banja e Pejës. Portieri së fundi ishte pjesë e KF Drenica.

“Siç raportuam më herët, tanimë është arritur marrëveshja me portierin Visar Haxhijaj! Visari është një emër i njohur dhe me përvojë në futbollin kosovar, ku ishte pjesë e shumë klubeve të Superligës. Ne i urojmë mirëseardhje dhe i dëshirojmë suksese në klubin tonë!”, thuhet në njoftimin e KF Onix.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Borë dhe acar gjatë javës vijuese. Fillon dimri i vërtetë…