Haxhimusa largohet nga Drita

12 janar 2022 | 22:35

Sulmuesi Betim Haxhimusa dhe ekipi i Dritës i kanë dhënë fund bashkëpunimit. 29 vjeçari i cili kishte kontratë me ‘Intelektualët’ deri në qershor të këtij viti, përshkak të minutazhës së vogël ka vendosur të largohet nga nënkampionët vjeshtor.

Sipas informatave tona Haxhimusa do të mbetet pjesë e Superligës, por flitet se ka pasur ofertë edhe nga skuadra e Ligës së Parë, Ferizaj.

Mbetet të shihet ditëve në vijim e ardhmja e qendërsulmuesit Haxhimusa, i cili ka mbrojtur ngjyrat e Gjilanit, Prishtinës dhe Ferizajit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka…