Haxhiu: Do të zëvendësojmë tarifën ndaj Serbisë me reciprocitet

07 tetor 2019 | 21:04

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosj!,  ka thënë se qeveria e udhëhequr nga kjo parti do të zëvendësojë tarifën ndaj mallrave serbe me reciprocitet të plotë ndaj Serbisë.

Ajo ka thënë se me Serbinë në dialog s’do të lejojnë asnjëherë të flitet për çështjet e brendshme të Kosovës.

“Për tarifën kemi thënë edhe para zgjedhjeve. Ne do ta zëvendësojmë tarifën me reciprocitet politik, ekonomik, e tregtar”, ka thënë ajo për “KTV”-në. Sipas Haxhiut, pas numërimit të të gjitha votave, VV synon të arrijë në 34-35 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka mbajtur një konferencë…