Haxhiu: Gjykata Administrative s’ka lindur nga presioni i ndërkombëtarëve, por si nevojë e qytetarëve

12 mars 2024 | 14:19

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka qenë e ftuar në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.

Ajo ka folur për themelimin e Gjykatës Administrative, çështje për të cilën kanë thënë se duhet të procedojnë tutje.

“Gjykata Administrative nuk ka lindur as nga presioni dhe as nga kërkesat e ndërkombëtarëve”.

“Por vjen si nevojë e qytetarëve të Kosovës, pasi qytetarët kanë nevojë për një Gjykatë Administrative”.

“Konsideroj që po bëjmë shumë që po e adresojmë këtë”, ka thënë Haxhiu

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vizitën e sotme në selinë qendrore të NATO-s, zëvendëskryeministrja dhe…