Haxhiu: I bëj thirrje institucioneve të drejtësisë që rastet e dhunës seksuale t’i trajtojnë me seriozitet

11 maj 2020 | 18:00

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se është e shqetësuar pas dy rasteve të dhunimit seksual, që kanë ndodhur në Mitrovicë javën e kaluar.

Haxhiu u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që rastet e tilla t’i trajtojnë me seriozitet.

“Vetem brenda javës u raportuan dy raste të dhunimit seksual. Të dyja rastet nga qyteti i Mitrovicës. Kjo më ka shqetësuar shumë. I bëj thirrje institucioneve të drejtësisë që rastet e tilla t’i trajtojnë me seriozitet. Masa e paraburgimit nuk do të duhej të zëvendësohej me masa të lehta ose lirim në procedurë të rregullt sepse kjo është inkurajim për dhunuesin dhe i motivon ata për përsëritje të veprës penale. Dhunimi seksual është vepër penale dhe rastet e tilla duhet të marrin denimin sipas legjislacionit ne fuqi”, ka shkruar Haxhiu në profilin e vet në “Facebook”./ (A. M / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri britanik Boris Johnson, ka pranuar se “ne kurrë nuk…