Haxhiu i bindur se Kosova do të detyrohet ta bëjë Asociacionin

30 janar 2024 | 22:31

Gazetari Baton Haxhiu tha në Pressing në T7 se bërja e Asociacionit do të jetë detyrim.

Gazetari Haxhiu i tha analistit Sadri Ramabaja “ka një vit e gjysmë, që ti ke thanë që Asociacioni nuk do të ndodhë kurrë”.

“Ka një vit e gjysmë që kam thanë se Asociacioni do të jetë detyrim për shumë arsye. Asociacioni që u pa, nuk ka ndryshe. Qeveria nuk ka rrugë tjetër përveç qat statut që e ka bo Bashkimi Europian, ta çojë në Gjykatën Kushtetuese, nuk ka rrugë tjetër”, tha ai.

“Statuti do të dalë, BE do ta zyrtarizojë dhe do ta bëjë detyrim për të dyja palët”, tha gazetari Haxhiu në Pressing.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Craig Osaikhwuwuomwam është përforcimi më i ri i Vëllaznimit. Klubi…