Haxhiu: Manifesta 14 vendosi në globin e saj hartën e Kosovës mikpritëse

30 tetor 2022 | 17:44

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një postimi  në “Facebook” ka bërë të ditur se sot ka vizituar Manifestën.

Ajo ka shkruar se Manifesta14 vendosi në globin e saj hartën e Kosovës mikpritëse.

“Manifesta, Bienalja Nomade Evropiane, për 100 ditë në Prishtinë dhuroi qytetarëve e vizitorëve, aktivitete të bukura artistike, me kultura të ndryshme nga mbarë bota, magjepse, e pasuruar me shpirtin rinor që mbanë kryeqyteti jonë. Manifesta14, në botën e artit, vendosi në globin e saj, hartën e Kosovës mikpritëse, Prishtinën e të rinjve”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luftëtari shqiptar Gjon Palokaj ka treguar cilësitë e tij në…