Haxhiu nënshkruan udhëzimin që ul tarifat e përmbaruesve privat

12 prill 2022 | 18:43

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar sot udhëzimin administrativ me anë të së cilit ulen rreth 40% tarifat e përmbaruesve privat, të cilat kanë qenë më të lartat krahasuar me vendet e rajonit.

Ajo ka thënë se kjo ulje e tarifave ështe në shërbim të qytetarëve të Kosovës të cilët kanë shprehur shqetësimet e tyre të vazhdueshme lidhur me këto tarifa.

“Me hyrjen në fuqi të këtij udhëzimi, do t’i kemi tarifat e reja ku qytetarët nuk do të ngarkohen me tarifa të larta por të përballueshme. Po ashtu sipas këtij udhëzimi, do të mundësohet lirimi nga pagesa fillestare për kreditorët me gjendje të vështirë ekonomike”.

“Po ashtu, me hyrjen ne fuqi të Ligjit për procedurën përmbarimore, nuk do të mund të ekzekutohen skemat sociale, pensionet deri në vlerën e pagës minimale dhe as shtesat që përfitohen nga pakoja e Qeverisë”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e saj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në seancën…