Haxhiu, opozitës: S’po mund të dilni nga rruga pa krye

25 tetor 2018 | 20:56

Nënkryetarja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Teuta Haxhiu, ka drejtuar kritika në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) pas kërkesës së shefit të Grupit Parlamentar të kësaj partie, Avdullah Hoti, për vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme dhe për miratimin e një rezolute, e cila kërkon që çështja e kufijve të mos diskutohet me Serbinë në dialogun e Brukselit.

Postimi i plotë i saj në llogarinë e vet në “Facebook”:

Shefi i Grupit të LDK-së, Avdullah Hoti duke kërkuar vazhdimin e Seancës së jashtëzakonshme dhe miratimin e rezolutës e cila kërkon që çështja e kufijve të mos diskutohet me Serbinë në dialogun e Brukselit shprehet kundërthënës.

Si është e mundur që në njërën anë të kërkohet një gjë e tillë duke e pranuar faktin se të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës janë kundër qëndrimit të njëanshëm dhe absurd të presidentit Thaçi, ndërsa në anën tjetër të kërkosh seancë të jashtëzakonshme. Madje kur kësaj i shtohet fakti i vendosmërisë së kryeministrit Haradinaj, i cili disa herë është deklaruar kundër qëndrimit të presidentit. 

“Në havan nuk grihet uji” (f.p)

Prandaj ju zt. Hoti dhe kolegë të nderuar të opozitës, përderisa po merrni pjesë në komisione, po shkoni në udhëtime jashtë vendi, po nënshkruheni në fillim të seancave, kthehuni në Kuvend, shkurtojeni “rrugën pa krye”, nga e cila tashmë po shihet se jeni bindur se nuk delni dot.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Rexhep Selimi Sot nga Burgu i Dubravës u lirua…