Sylejman Selimi ende peng i padrejtësisë!

25 tetor 2018 | 20:36

Shkruan: Rexhep Selimi

Sot nga Burgu i Dubravës u lirua Jahir Demaku, por jo edhe Sylejman Selimi. 

I urojmë Jahirit dhe Familjes Demaku – Mirë se u ktheve në shtepi Jahir! E di që këtij kthimi nuk munde t’i gëzoheshe ashtu sic do të duhej, as ti e as familja jote, kur kjo nuk ndodhi edhe me Komandantin tënd i cili sot të perciolli nga Dubrava ku po mbahet paligjshem.

Mbeti në burg Gjeneral Sylejman Selimi i cili padrejtësisht u arrestua, padrejtësisht u denua  e krejt padrejtësisht dhe paligjshëm edhe po mbahet peng në burg.

Si mund të shpresohet edhe më tutje në drejtësi në Kosovë kur padrejtësia ka arritur deri në këtë shkallë? 

Sylejman Selimi u arrestua edhe pse nuk kishte bërë asgje të keqe, u gjykua me deshmitarë të rrejshem, u denua pa fakte dhe pa deshmi, kurse sot nuk u lirua edhe pse tash e tre muaj më parë kishte vendosur Gjykata Supreme për rigjykim në procesin “Drenica”

Këtu nuk bëhet më fjalë për drejtësi!

Koha do t’i nxjerre nje dite edhe pergjegjësit politikanë që po e dhunojnë drejtesinë! Ata do te turperohen kur e vërteta do të dalë dhe drejtësia do të triumfojë. 

Sylë, mbahu edhe pak! Qëndro dhe gëzoju faktit që nuk je sikur ata që të dërguan në burg.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, ka thënë se…