Turqia, vitin e ardhshëm nis instalimin e sistemeve raketore ruse

25 tetor 2018 | 18:45

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, ka thënë se vendi i tij do të nisë instalimin e sistemeve raketore ruse S-400 në tetor të vitit të ardhshëm.

Agjencia turke e lajmeve “Anadolu”, ka cituar Akarin duke thënë se një personel i përzgjedhur do të dërgohet në Rusi, në fillim të vitit 2019, për t’u trajnuar.

Eksportuesi shtetëror i armëve në Rusi, “Rosoboronexport”, ka konfirmuar qysh në muajin gusht se do të nisë dërgimin e sistemeve S-400 në Turqi vitin e ardhshëm.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe vendet e tjera të NATO-s kanë shprehur shqetësim për këto blerje të Turqisë.

ShBA e ka paralajmëruar Turqinë, po ashtu anëtare e NATO-s, se blerjet e sistemeve ruse mund ta detyrojnë Uashingtonin të vendosë sanksione kundër saj.

Ankaraja ka vazhduar me marrëveshjen me Rusinë, duke thënë se aleatët perëndimorë nuk kanë bashkëpunuar me të, në përpjekjet e saj për të rritur kapacitetet mbrojtëse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët e institucioneve të larta të Kosovës, javëve të fundit…