Serbia shpall datën e zgjedhjeve presidenciale, do të mbahen më 27 dhjetor
Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Aleksandar Çupiq, ka shpallur sot zgjedhjet presidenciale, të cilat do të mbahen të dielën, më 27 dhjetor.
Zgjedhjet presidenciale janë shpallur një ditë para afatit ligjor dhe pak më shumë se një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të mbajtura më 25 tetor, ku Lista Studentore e ka mposhtur partinë e Aleksandar Vuçiqit.
Sipas nenit 10 të Ligjit për Zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Serbisë, nëse mandati i presidentit përfundon para kohës për të cilën është zgjedhur, zgjedhjet shpallen në mënyrë që votimi të mbahet jo më vonë se tre muaj nga data e përfundimit të mandatit.
Kujtojmë se Aleksandar Vuçiq ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit të Serbisë më 27 shtator, në mënyrë që të kandidonte për deputet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Koalicioni i mbledhur rreth Partisë Progresive Serbe i ka humbur zgjedhjet, ndërsa ish-presidenti i Serbisë tani është deputet dhe kryetar i grupit parlamentar “Serbia Fiton”.



