Haxhiu: Pazaret nuk do t’i lejojmë, 6 tetori dhe vullneti i qytetarëve do të jetësohet

12 nëntor 2019 | 16:12

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se 6 tetori dhe vullneti i qytetarëve të Kosovës do të jetësohet.

Haxhiu, duke iu referuar vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) sipas të cilit Vetëvendosjes i merren tri mandate dhe i bartën koalicionit Nisma-AKR-PD, ka thënë se nuk do t’i lejojnë pazaret.

“Janë munduar të bëjnë gjithçka që me rinumërimet e kutive të mëhershme, të shtojnë ndonjë votë dhe të kalojnë pragun.
Nuk ia dolën sepse ishim në QNR për të mbrojtur secilën votë të qytetarëve. Tani pas shpalljes së rezultateve nga ana e KQZ-së, u munduan përmes pazareve e me ndihmën e PZAP-it, t’ia marrin 3 mandate Lëvizjes. Ata që moralizojnë kot e kanë. Qytetarët e dinë shumë mirë kush e ka krijuar LS dhe kush e ka mirëmbajtur e faktorizuar atë madje edhe tani tentuan ta faktorizojnë. Pazaret nuk do t’i lejojmë. 6 tetori dhe vullneti i qytetarëve do të jetësohet”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Sipas vendimit të PZAP-it, Vetëvendosje nga 32 deputetë do t’i ketë 29, ndërsa LDK-ja nga 29 do t’i ketë 28 deputetë.

Nga një mandat do ta humbasin PDK-ja dhe koalicioni AAK-PSD. PDK-ja nga 25 deputetë do t’i ketë 24 dhe koalicioni AAK-PSD nga 14 deputetë do t’i ketë 13 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Këto gjashtë mandate sipas vendimit të PZAP-it do t’i bartën koalicionit Nisma-AKR-PD, në rast se Gjykata Supreme nuk e refuzon vendimin e këtij paneli.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas fitores 24 orë më parë ndaj Lakers këtë herë…