Toronto gabon ndaj Clippersave, Golden State zhytet në krizë

12 nëntor 2019 | 16:06

Pas fitores 24 orë më parë ndaj Lakers këtë herë skuadra e Toronto ka dalë humbëse në përballjen me ekipin tjetër të Los Anxhelosit, atë të Clippers.

Vendasit fituan 98-88, ndeshje ku ekipet mbrojtën mirë, me Clippers që bënë diferencën në parket. Lou Williams, që e nisi ndeshjen nga stoli, ishte lojtari më i mirë për vendasit, me 21 pikë, mbështetur nga Harrel me 14 pikë. Pikërisht stoli ishte ai që bëri diferencën në këtë sfidë, me 54 pikë. Vijon momenti i keq për skuadrën e Golden State, që u mund 122-108 nga Utah Jazz, raporton “Telesport”.

Për nënkampionët e NBA-së ndihet mungesa e yjeve, Curry e Thompson (Russell më i miri me 33 pikë), ndërsa për Jazz 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë (Gobert 25 pikë e 14 rebound). Jashtë fushe ton edhe Houston, që mundi 122-116 New Orleans, ndeshje me rivalitet dhe emocione. Harden me 39 pikë e Westbrook me 26 ishin liderë në fushë për ekipin teksan.

Rezultatet

Detroit – Minnesota                           114-120
Boston – Dallas                                   116-100
San Antonio – Memphis                    109-113
New Orleans – Houston                    116-122
Golden State – Utah Jazz                   108-122
Clippers – Toronto                              98-88

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka…