Daka: KQZ-ja do të nisë zbatimin e vendimit të PZAP-it për rinumërimin e 1 472 vendvotimeve

12 nëntor 2019 | 15:57

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka bërë me dije se mund të procedohet me rinumërim e 1 472 vendvotimeve pasi askush nuk është ankuar në Gjykatën Supreme kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Ajo ka thënë se vendimi i PZAP-it për rinumërimin e këtyre vendvotimeve është i formës së prerë pasi nuk është ankuar askush.

“Ne jemi obliguar që të rinumërojmë një numër të caktuar të kutive, më saktë 1 472 dhe me sa kam informatë nga Gjykata Supreme, deri më tani deri në orën 3:00 kur ka qenë afati, nuk është ankuar askush dhe ky vendim bëhet i formës së prerë. Dhe ne jemi të obliguar që t’i rinumërojmë këto kuti. Unë kisha kërkuar nga sekretariati që të në njoftojë lidhur me rinumërimin dhe se si është planifikuar”, ka thënë Daka.

Nga sekretariati i KQZ-së kanë thënë se rinumërimi do të fillojë sapo të përfundojnë afat ligjore nëpër institucionet përkatëse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, duke…