Haxhiu: Qeveria e re do të jetë në shërbim të qytetarëve, synimet tona për shtetin e së drejtës do të jetësohen

03 shkurt 2020 | 23:09

Edhe Albulena Haxhiu, si shumë të tjerë, ka reaguar në llogarinë e saj në Facebook.

Në statusin e saj, ajo thotë se do ta kryejë me ndershmëri të plotë detyrën e re.

Qeveria e re, sipas saj, do të jetë në shërbim të qytetarëve.

“Sot, mora detyrën e re, atë të Ministres së Drejtësisë. Është përgjegjësi të cilën do ta kryej me ndershmëri e punë të palodhshme dhe në shërbim të shtetit të së drejtës. Për këtë, falënderoj aktivistët e qytetarët për mbështetjen e madhe si dhe deputetët e Kuvendit që votuan Qeverinë e re e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve. Ministrinë e Drejtësisë e presin sfida të shumta por jam e bindur që synimet tona për shtetin e së drejtës do të jetësohen”, ka shkruar Haxhiu në Facebook. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vjosa Osmani tanimë është gruaja e parë kryetare në Kuvendin…