Haxhiu: Qeveria Kurti do të jetë në shërbim të qytetarëve

12 shkurt 2020 | 11:54

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vlerësuar se qeveria Kurti ka shfuqizuar dy vendime të padrejta që kishin marrë qeveritë e kaluara.

Haxhiu në llogarinë e vet në “Facebook” ka përshëndetur shfuqizimin e vendimit për ngritjen e pagave të qeverisë dhe atë të pagave për kabinetin qeveritar pas përfundimit të mandatit, duke thënë se kjo është tregues se qeveria Kurti do të jetë në shërbim të qytetarëve.

“Së pari, vendimi i kundërligjshëm i ish-qeverisë për ngritjen e pagave për vete. Ky vendim nuk do të ketë efekt juridik për pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve si dhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Vendimi i dytë që u shfuqizua, ishte ai për pagat që përfitonin kabinetet e ish Qeverive, pas mandatit. Këto vendime, janë mesazh i qartë se Qeveria Kurti do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo në shërbim të vetvetes”, ka shkruar Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të mërkurën Kina ka raportuar për një numër më të…