Haxhiu: Skandal në Shëndetësi, Prokuroria të hetojë vdekjen e pacientit

15 janar 2023 | 18:06

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar pas rastit të sotëm ku një pacient 55-vjeçar kërceu nga kati i katërt i Klinikës Torakale, për të gjetur më pas vdekjen nga plagët e marra.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kjo klinikë, para pak vitesh ishte shembull i mirëmenaxhimit dhe profesionalizmit.

“Keqmenaxhimi dhe degradimi i shëndetësisë, po ashtu humbja e jetës së njerzëve, në qendrat tona spitalore është shqetësuese. Për këto raste deri tani nuk ka llogaridhënie.Për rastin e sotëm Prokuroria duhet të hetojë shkaqet e vdekjes së pacientit.Askush nuk e ka besuar këtë degradim deri në këtë masë”, ka shkruar ndër të tjera deputeti Haxhiu.

Postimi i tij:

Skandal pas skandali në shëndetësi!

Pasi shkoi për trajtim në QKUK, pacienti hidhet nga dritarja e Klinikës Torakale dhe fatkeqësisht vdes.Pse?Shkaqet ende mbeten pa u sqaruar.

Keqmenaxhimi dhe degradimi i shëndetësisë, po ashtu humbja e jetës së njerzëve, në qendrat tona spitalore është shqetësuese. Për këto raste deri tani nuk ka llogaridhënie.
Për rastin e sotëm Prokuroria duhet të hetojë shkaqet e vdekjes së pacientit.

Askush nuk e ka besuar këtë degradim deri në këtë masë.

Para pak vitesh Klinka Torakale ishte shembull i profesionalizimit dhe mirë menaxhimit, ndërsa sot është në rubrikën e lajmeve të zeza.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, në ditën e përkujtimit të viktimave të gjenocidit, një…