Haxhiu takohet me ambasadorin francez, bisedojnë për zhvillimet politike dhe zgjedhjet

20 maj 2026 | 16:50

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend, me theks të veçantë në rëndësinë e funksionalizimit të institucioneve pas procesit zgjedhor.

Haxhiu ka theksuar i se institucionet e Republikës së Kosovës mbeten të përkushtuara për garantimin e një procesi të rregullt, kredibil dhe gjithëpërfshirës, si themel i funksionimit demokratik të vendit.

Në takim janë vlerësuar marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Francës, si dhe rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët, përfshirë forcimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit dhe perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke filluar nga data 19 qershor 2026, GP Aviation do…