Haxhiu takohet me Selmanajn, flasin për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve

01 nëntor 2021 | 13:36

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim anëtarët e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion,  të kryesuar nga Driton Selmanaj.

Ky komision parlamentar me fillim të muajit tetor ka marrë vendim për formimin e grupit punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe Ligjit për Procedurën Përmbarimore.

Në këtë takim, Haxhiu ka vlerësuar angazhimin e komisioni ku edhe njoftoi deputet lidhur me dy ligjet përkatëse.

Më tutje, ministrja Haxhiu ka njoftuar anëtarët e këtij komisioni për çështjet të cilat janë duke u adresuar me ndryshimet ligjore lidhur me Ligjin për KPK-në të cilat afektojnë gjithashtu në Ligjin për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pastaj për vështirësitë dhe mangësitë e identifikuara në zbatim ë Ligjit për procedurën përmbarimore si dhe çështjet e adresuara me ndryshim plotësimet e reja të këtij ligji, përfshirë analizën e cila është duke u kryer si dhe procesin e ndryshim plotësimit të udhëzimet administrative për tarifat e përmbaruesve privat.

Ndërsa Driton Selmanaj ka shprehur disa nga problemet dhe vështirësitë në zbatimin e këtyre ligjeve, teksa ka theksuar gatishmërinë e tij dhe anëtarëve të komisionit për të bashkëpunuar me MD-në, në adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me të dy ligje. Ai e ka njoftuar ministren Haxhiu për hapat e mëtutjeshëm dhe komunikimin për çështjet e rëndësishme të zbatueshmërisë së ligjeve.

Në fund, ministrja Haxhiu ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me qëllim të avancimit të mëtejmë të legjislacionit në fuqi dhe ndryshimeve të nevojshme që duhet bërë, veçanërisht pas monitorimit dhe rekomandimeve të dala nga Komisioni për Legjislacion në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe adresimin e rekomandimeve të tilla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi është rikthyer të flasë për Barcelonën dhe largimin…